Është e pamundur që teksa flitet për sport të mos përmendet emri i Dritan Shakohoxhës, i cili prej vitesh drejton emisionet më të rëndësishme sportive në vend.
Së fundmi Dritan Shakohoxha ka bërë lëvizjen e papritur, duke i surprizuar të gjithë. Ai me anë të një postimi në Instagram ka njoftuar se do të rikthehet pas 30 vitesh në Radio Televizionin Shqiptar, ku do të drejtojë programin sportiv për kampionatin europian “Euro 2020”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet gazetari sportiv, por nuk dihet ende nëse ky rikthim do të jetë vetëm përgjatë kampionatit apo dhe në vijim.
Kujtojmë që prej shumë vitesh Dritan Shakohoxha ka qenë drejtor i Supersportit në Digitalb.