Roli i “Dados” i solli miliona adhurues në mbarë botën, dhe 28 vjet nga shfaqja për herë të parë e serialit aq të dashur, Fran Drescher i ka bërë një surprizë adhuruesve në Instagram. Ajo postoi foto tani, në moshën 63 vjecare, ku duket qartë se thuajse nuk ka ndryshuar aspak!
Aktorja mbante gjithashtu të njëjtën veshje me të cilën është shfaqur në serial. Ajo është mjaft e kënaqur që HBO i ka vënë në dispozicion fansave të 6 sezonet e serialit dhe këtë e solli edhe një herë në vëmendje përmes mesazhit të postuar në Instagram.