
Këtë fillim sezoni agjensia e udhëtimeve Globus Travel vendosi të llastojë dhe përkëdhelë disa prej emrave më të njohur të showbiz-it shqipar për 7 ditë me radhë duke i çuar në një prej resorteve më luksozë në Bodrum të Turqisë. Miq artistë të botës së medias dhe spektaklit, këto ditë do të zbulojnë mrekullitë e Bodrumit duke qëndruar në një prej resorteve më ekskluziv të asaj zone, Lujo Art & Joy që është ekskluzitet i Globus Travel.
Nga mirëseardhja e ngrohtë, nurmi i madh i pishinave, deti i kaltër ranor, arredimi në suita luksoze, gatimi i patëmetë e shumë facilitete të tjera që posedon ky resort na bëjnë ta kemi afër mendjes se ç’kokrrën e qejfit po bëjnë këto ditë Enada Vaso, Julka Gramo, Xhani Shqerra e të tjerë….