Rovena Dilo ishte e ftuar tek “Rudina”, ku tregoi pak më shumë për veten se zakonisht. Një nga pyetjet me të cilat u ndesh ishte ajo e formës fizike: si ia bën që duket njësoj se nuk ndryshon pavarësisht se vitet kalojnë. Rovena tregoi “recetën” e saj.
“Unë fle shumë gjumë dhe e kam një nga armët e mia të forta. Mundohem të eci, lëviz shumë, i kam hequr takat, dy vitet e fundit mbaj vetëm atlete. Natën eci nga liqeni sepse nuk ka njerëz, në shtëpi bëj ndonjë ushtrim të vogël. Por është dhe pak genetike. Sa për ushqim, nuk e teproj, mundohem të ha pak. Bukë pothuajse nuk ha fare përveçse mëngjesit. Edhe fasulet i ha pa bukë. Po arrite ta shijosh gjellën pa bukë, nuk është ndonjë gjë e madhe. Pi shumë çajra, i ziu është i preferuari im”-tha këngëtarja.