Për Georgia dhe Melissa Laurie, duhet të ishte një shëtitje e vecantë, por u kthye në një ferr. Motrat binjake nga Berkshire u zhytën të shijonin ujin e një lagune pranë Puerto Escondido, Meksikë, ku guida i kishte siguruar se nuk kishte asnjë rrezik. Por që në fakt, sic thotë shtypi britanik, ajo ishte një zonë plot me krokodilë. Një prej tyre sulmoi papritur Melissën, dhe e zhyti nën ujë, sic bëjnë zakonisht këta zvarranikë që tentojnë t`i mbysin viktimat e tyre.
Georgia e ndoqi që të shpëtonte të motrën. 28 vjecarja e goditi krokodilin në kokë me grushta, dhe nuk shpëtoi as ajo pa disa kafshime. Por Melissa ishte më rëndë dhe pas shtrimit në spital, hyri në gjendje kome edhe për shkak të infeksionit të krijuar dhe dëmtimeve të mëdha. Të dyja u trajtuan me doza të mëdha antibiotikësh intravenozë.