Aktori amerikan Ned Thomas Beatty, i njohur për rolin e tij në filmin “Superman”, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Vdekja u konfirmua nga një anëtar i familjes, duke mos dhënë asnjë detajë rreth vdekjes së tij.
Beatty, ishte një nga legjendat e ekranit, karriera e tij në botën filmike zgjati pesë dekada, që prej vitit 1972. Ai ishte një prej aktorëve më të mëdhenj i cili luajti në më shumë se 160 filma, ku spikati dhe mundi të luante personazhe komikë po aq mirë, sa edhe personazhe seriozë.



















