Përmes një postimi në rrjetet sociale, Roza Lati la të kuptohej se ishte hatërmbetur pas intervistës në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon. Ajo nuk e fshehu pakënaqësinë që ishte fshirë nga video e saj nga Instagrami i televizionit.
Roza u ftua në “Ftesë në pesë” për të folur në lidhje me një set fotografik të titulluar “Do të isha miliardere nëse do të shisja videon time të seksit”. Ajo sqaroi që bëhej fjalë thjesht për një titull provokues që projekti të shitej, pasi nuk ka video seksi dhe nuk do ta publikonte kurrë nëse do ta kishte.Paskësaj, ajo shkroi në rrjetet sociale: “Nuk e kuptoj, të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendoj…Dhe ndërkohë më fshini videon? Kam 1001 inbox-e nga njerëzit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar…dhe nuk përtoj t’i nxjerr të gjitha inbox-et një e nga një meqe po luani kaq pisët dhe më fshini videon. #AbuzimMeImazhin.” Roza megjithatë më pas sqaroi se nuk kishte asgjë personale me Bietën, ndërsa e gjithë kjo përplasje bëri shumë zhurmë.



















