Një zhytës amerikan tregoi aventurën më të cmendur të jetës së tij; Michael Packard është gëlltitur për 30 apo 40 sekonda nga një balenë. Ngjarja ndodhi në brigjet Provincetown, Massachusetts. Burri rrëfen se po kërkonte karavidhe, kur gjeti përballe balenën me kurriz apo me gunga sic njihet ndryshe.
“ Krejt papritur ndjeva një goditje të fortë, dhe gjithcka m`u errësua. Ndieja megjithatë që po lëvizja e po kështu ndieja dhe muskujt që shtrëngoheshin në gojën e balenës. Në ato momente, thashe me vete se aq e pata, mbarova, do vdes aty. Kur papritur balena u ngjit në sipërfaqe dhe nisi të lëvizte fort kokën e më lëshoi në ajër fort”. ka rrëfyer ai. Michael ran ë uje dhe nga e gjithë kjo aventurë, shpëtoi vetëm me disa mavijosje dhe gjurin e ndrydhur. Pavarësisht lutjeve të së shoqes, ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga zhytja.