Sukseset e këngëtares së famshme Dua Lipa nuk kanë të ndalur. Së fundmi ajo është shpallur artistja më e dëshuar në Britaninë e Madhe për vitin 2020.
Dua rrëzoi nga froni Ed Sheeran dhe sapo la pas emra të mëdhenj të muzikës botërore. Kujtojmë që Ed Sheeran e ka mbajtur këtë pozitë që nga viti 2017.
Albumi “Future Nostalgia” dhe dy këngët e saj “Physical” dhe “Don’t Start Now”, i dhanë një sukses të jashtëzakonshëm këngëtares.
Shifrat u përpunuan nga kompania e licencimit të muzikës PPL, e cila monitoron muzikën e dëgjuar në TV, radio, klube etj.



















