Mediat e ndryshme indiane kanë njoftuar vdekjen e Ziona Chanes, lider i një sekti religjoz i cili praktikonte poligaminë. Burri 76 vjeçar kishte 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër. Lajmi u konfirmua nga kryeministri i shtetit indian të Mizoramit, Zoramthanga, i cili me anë të një postimi në Twitter i shprehte ngushëllimet e tij familjarëve të Chanes. Sipas mjekëve Ziona Chanes vuante nga hipertensioni dhe nga diabeti.
“Është e vështirë të thuhet se Chana ishte i vetmi kryetari i familjes më të madhe në botë, sepse janë dhe dy persona që e kërkojnë të njëjtin titull”- shkruan BBC, duke shtuar gjithashtu se është shumë e vështirë të përcaktosh dhe numrin real të anëtarëve të familjes së Chanesit. Sipas një raporti zyrtar shkruhet se Chana kishte 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa për një total të 181 personash. Por kryeministri Zoramthaga, është i bindur për një numër tjetër. Sipas tij, lideri i sektit kishte 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër.



















