Në moshën 75 vjecare, Cher vazhdon të mahnisë me bukurinë dhe zërin e saj. E adhuruar në mbarë botën, e respektuar për karrierën e saj dhe përkushtimin e treguar përherë publikut nëpërmjet punës së vet, këngëtarja vetëm tani rrëfen dramën e fëmijërisë së vet, që pakkush e njeh. Perëndesha e muzikës pop, emri i vërtetë is ë cilës është Cherilyn Sarkisian, thotë se familja e saj ka qenë tepër e varfër.
E ëma, ish këngëtare dhe aktore pa shumë sukses, u martua pesë herë. Të atin, John Sarkisian- shofer kamioni i varur nga drogat- Cher e njohu në moshën 11 vjece. “Më vinte turp për rrobat e mia, hanim vetëm një konservë fasule në javë..mendja më rrinte vetëm tek momenti kur do të bëhesha e famshme dhe tek fustanet që do të vishja atëherë”, rrëfen ajo.



















