Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa që nga viti 2016 kanë organizuar cdo vit “Sunny Hill Festival” në Kosovë, përvec vitit që lamë pas për shkak të pandemisë.
Ndër vite ky koncert ka mbledhur emrat më të njohur të muzikës, ku një prej tyre ka qenë edhe Miley Cyrus. Së fundmi Dua dhe babai i saj kanë dhënë lajme të mira që “Sunny Hill Festival” mund të organizohet sërish.
Dukagjin Lipa ka thënë se këtë vit festivalit mund të zgjerohet dhe më tej, ai propozoi që të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj. Ndërkohë që ylli botëror përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh e lumtur që Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e festivalit dhe që do të ketë edhe një vend tjetër për organizimin e tij.
“Festivali ynë “Sunny Hill Festival” tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë në një vend të ri dhe më të madh! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo.