Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë kthyer në çiftin më të përfolur të momentit, dhe së fundmi janë parë në krahët e njëri-tjetrit më të afërt se kurrë.
Lopez, 51 vjeçe, dhe Affleck, 48 vjeç, u shfaqën shumë të apasionuar gjatë një darke në Malibu, ku dhe u fotografuan duke shkëmbyer puthjen e parë që nga rikthimi së bashku.
Ata ishin duke darkuar me familjen e Jennifer për 50-vjetorin e lindjes së motrës së artistes.
Kujtojmë që thuhet se Lopez është zhvendosur në Los Angeles me dy binjaket e saj për të qenë më afër Ben Affleck.