KreuCelebrity

Dy ditë pas incidentit në fushë Eriksen poston foton e parë nga spitali!

Gjendja e lojtarit danez 29-vjeçar mbetet e qëndrueshme pasi ai rikuperohet pasi u shemb ne toke gjatë ndeshjes të Euro 2020 me Finlandën.  Christian Eriksen postoi një foto në instagram për herë të parë pas incidentit duke ndarë më ndekësit e tij gjendjen nga shtrati i spitalit.

Ndonëse gjendja e futbollistit është e qëndrueshme, ai do të vijojë të qëndrojë edhe për disa ditë në spital për t’ju nënshytruar analizave të tjera.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. ️ Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë. Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luaj për të gjithë Danimarkën

Ju uroj më të mirën, Christian”; shkruan futbollisti në postimin e tij

Futbollisti danez është duke u rikuperuar pasi pësoi një arrest kardiak rreth 40 minuta në lojë me Finlandën në Kopenhagë të Shtunën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF