Zak Williams, djali i aktorit dhe komikut të ndjerë Robin Williams, dhe bashkëshortja e tij Olivia June kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën vendosën ta quajnë Zola.
Aktori dhe sipërmarrësi 38-vjeçar njoftoi lajmin e lumtur në Instagram dhe ndau fotografi të adhurueshme të vajzës së tij. “Duke prezantuar anëtaren tonë më të re të familjes, Zola June Williams. Që nga bashkimi me ne, ajo po ia kalon mrekullisht me vëllain e saj të madh dhe ka treguar se është një vajzë e vogël e qetë. Olivia June është shkëlqyeshëm dhe jemi në qiellin e shtatë për të mirëpritur Zolan në botë!”, ka shkruar aktori i “The Graduates”.