Seriali H.O.T padyshim që do të rrëmbejë dhe do të bëjë për vetë gjithë publikun shqiptar sapo të shfaqet në ekran, pasi sapo Ermal Mamaqi dha lajmin e bukur kureshtja ishte maksimale.
Tashmë kanë nisur xhirimet dhe Ermali ndau me gjithë ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi nga prapaskenat e serialit, ku dhe na ka prezantuar me personazhin që ai do të ketë.
“Miq, ju prezantoj me Danin. Personazhi im në H.O.T. Sapo nisëm xhirimet e serialit që do ju bëjë të qeshni dhe të qani, por më shumë të mendoheni. Jam i sigurt që do ju pëlqejë. Qëndroni të ftohtë deri sa ta shfaqim, se pastaj do të jeni shumë HOT”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që pjesë e serialit do të jenë figura të njohura dhe të dashura të ekranit shqiptar, si: Klea Huta, Jonida Vokshi, Irgen Çela. Megi Pojani, Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia, Inis Gjoni etj.