Aktorja e njohur Lisa Banes, e cila spikati në filmin “Gone Girl”, ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një motor teksa po kalonte rrugën në New York pak ditë më parë.
65-vjeçarja pësoi një traumë të rëndë në kokë pasi u godit nga një motorr elektrik më 4 qershor, ndërkohë që shoferi nuk kishte ndaluar.
Aktorja e filloi karrierën e saj të aktrimit në vitet 1980, ku ndër të tjera ka luajtur së bashku me Tom Cruise në filmin “Cocktail” të vitit 1988 dhe Marybeth Elliott, në filmin “Gone Girl” të vitit 2014.