Kanë kaluar më shumë se 23 vite nga skandali sexgate që përfshiu presidentin amerikan Bill Clinton dhe stazhisten e tij Monica Lewinsky-i. Bill Clinton u bë i pari president pas 100 vitesh, për të cilin Kongresi Amerikan e vuri në aktakuzë duke kërkuar hetimin e plotë për gjithë ngjarjen. Seriali do të debutojë në shtator 2021 në FX me titullin “Impeachment: American Crime Story” dhe është prodhuar nga vetë Monica Lewinksy, e cila u gjet në epiqendrën e vorbullës së skandalit seksual.
Frymëzuar nga pjesa e shkruajtur nga Jeffrey Toobin “A vast conspiraty’ (Konspiracioni i madh) seriali do të jetë kapitulli i tretë i serive “American Crime Story”, ku dy sezonet e para i janë kushtuar historisë së O. J. Simson dhe vrasjes së stilistit italian Gianni Versace. Në rolin e Levinskit do të jetë aktorja dhe këngëtarja Beanie Feldstein, ndërsa aktrori Clive Owen do të interpretojë ish- presidentin Clinton. Edi Falco si Hillary Clinton dhe Sara Paulson si Linda Tripp.
Vitet e fundit Monica Lewinsky-n e kemi parë si shkimtare, aktivitste dhe më së fundi si producente e një kompanie produksioni të quajtur “Alt Ending” (Përfundimi alternativ). Në 2014 Monica Lewinsky jep një intervistë të gjatë për revistën “Vanity Fair” ku shpreh të gjitha opinonet dhe analizon situatën e krijuar në 1998 ku përfundoi në qendër të urraganit mediatik, duke i shkatuar trauma përsa i përket gjendjes emocionale dhe shpirtërore. Një vit më vonë Monica u shfaq me dokumentarin “Çmimi i turpit” të cilin e ndoqën mbi 20 mijë milionë spektatorë. Nga ajo kohë të gjitha fushatat e saj me qëllim sensibilizimi kundër cyberbullzimit apo çdo lloj forme nagcmimi apo intimidimi online janë përgëzuar dhe përkrahur nga mediat e ndryshme.