KreuCelebrity

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, bashkëshorti pranon autorësinë e krimit!

Bashkëshorti i studentes 20-vjeçare me origjinë britanike, nënë e një foshnje 10-muajshe, e cila u gjet e vrarë disa javë më parë në Greqi, ka pranuar autorësinë e krimit.

Mediat greke bëjnë me dije se pas 8 orësh pyetje nga policia, 32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, me profesion pilot, ka pranuar se ka qenë ai që ka vrarë bashkëshorten e tij.

Charalambos Anagnostopoulos ka deklaruar se ka inskenuar vrasjen e të shoqes, ndonëse provat dhe gjurmët e tij ishin gjithandej.

Motivet e kësaj ngjarje tragjike, e cila trazoi opinionin publik grek, mbeten të paqarta, por autori i krimit ka shprehur se me bashkëshorten 20-vjeçare ka patur debate të vazhdueshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF