KreuCelebrity

Kur takohen dashuritë e vjetra!!

Siç dihet eventi Ascolt 2021 tashmë ka hyrë në shpirtin e zakonshëm, pavarësisht se pjesëmarrja këte vit është caktuar me një numër të kufizuar pjesëmarrësish. Të ftuarit kanë shpalosur veshjet dhe kapelet e zakoshme për këtë event, i cili për hir të vërtetës përveçse një garë me kuaj është një nga eventet më glamur në Britani. Acolt është dhe vendi i takimeve të reja dhe të vjetra. Kështu princesha Ana ka takuar ish – të dashurin e saj të vjetër. Bëhet fjalë për ish- bashkëshortin e Kamilës, dukeshës së Kornovaljas, bashkëshortes së princit Karl.

Më parë princeshë Ana ka qenë e martuar me Mark Philips dhe ka dy fëmijë Peter dhe Zara-n. Por diçka nuk shkonte midis tyre. Ana zbuloi që i shoqi kishte dhe një vajzë të paligjishme nga një lidhje me një vajzë neozelandeze, ndërkohë që ishin të martuar bashkë. Ishte viti 1985. 4 vite më vone çifti shpalli divorcin, duke e bërë Anën të parën ndër fëmijët e familjes mbretërore të jepte skandal në publik duke prishur martesën. Mesa duket në atë periudhë princesha e lënduar gjeti ngrohtësi në krahët e Andrew Parker Bowles, me të cilin thuhet që kishin patur një flirt rinor, para se të martohej me Markun.

Duhet pohuar se marrëdhiënet e princeshës Ana dhe ish-bashkëshortes së Andrew Parker Bowles, apo gruas aktuale te vëllait të saj Karlo Kamila, janë të shkëlqyera.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF