KreuCelebrity

Publikohet poezia sekrete e Tupac Shakur në 50-vjetorin e lindjes!

Tupac Shakur do të festonte 50-vjetorin e lindjes, nëse do të ishte gjallë Në këtë ditë, kanë qenë të shumtë ata që e kanë përkujtuar reperin e ndjerë.

Aktorja dhe producentja amerikane, Jada Pinket Smith ka nderuar mikun e saj, duke ndarë në rrjete sociale një poemë të shkruar nga reperi dhe të papublikuar më parë. Ajo ka postuar në Instagram një video shoqëruar me një dedikim shumë prekës.

“Tupac Amaru Shakur do të festonte 50-vjetorin sot në mesnatë. Ndërkohë që ne përgatitemi të festojmë për trashëgiminë e tij, le ta kujtojmë për atë që ne e donim më shumë… mënyrën e tij me fjalët. Këtu janë disa që ndoshta ju mund të mos i keni dëgjuar më parë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka treguar se Tupac i ka shkruar shumë letra dhe poezi, por kjo e fundit që ka ndarë me ndjekësit nuk është publikuar kurrë më parë. Jada Pinket Smith lexon me zë të lartë poemën që reperi ndjerë ka shkruar dhe që mban titullin “Lost Souls”. Në fund duket se ai ka shkruar: “I joti, Tupac”.

 

 

A post shared by Jada Pinkett Smith (@jadapinkettsmith)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF