Greqia ka vendosur ditën e sotme që të hapë kufijtë me Shqipërinë, duke nisur të nga 28 qershori.
Më në fund do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve shqiptarë, për qëllime familjare dhe turistike.
Udhëtuesit do të duhet të kenë me vete formën PLF si dhe do të njihet rapid test, pra, nuk do të jetë e nevojshme që të kryhet testi PCR. Në pikat kufitare do të kryhen teste të rastësishëm prej autoriteteve.
Ndërkohë deri më 28 qershor mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë.



















