Elvana Gjata vetëm pak ditë më parë publikoi projektin më të ri muzikor “Loti”, i cili u pëlqye shumë nga publiku dhe do të jetë padyshim një nga hitet e kësaj vere.
Ndërkohë ditën e sotme, Elvanës i është zbukuruar dita pasi këngëtarja me famë botërore Inna ka ndarë në Instagramin e saj këngën “Loti”.
Elvana u emocionua dhe entuziazmua nga ky veprim i këngëtares së famshme, dhe zgjodhi ta shpërndajë postimin e saj në Instagram. “Kjo e përmbushi ditën time! Faleminderit mbretëreshë! Të dua”, shkroi Elvana përkrah postimit.



















