KreuCelebrity

Sfilata e fundit e Dior, ishte magjike!

Ka qenë e mrekullueshme sfilata e fundit e shtëpisë së modës Dior. E mbajtur në stadiumin grek të Panathinaikos, në këmbët e Partenonit në një ambient mitik midis Zotave dhe qiellit. Rikthim në origjinë. Duke u nisur që nga kultura, cilivizimi dhe nga historia e vetë shtëpisë së modës Dior. Koleksioni i fundit i Dior-it nën firmën e drejtueses krijuese Maria Grazia Chiuri kthen mbrapa shiritin e kohës, duke lë të sfilojnë hyjnitë moderne greke. Fustanet me motive të epokës së lashtë greke të shoqëruara kësaj radhe me këpucë sportive ishin protoganistet e vërteta të natës. Rripat dhe të gjitha aksesoret e asaj kohe të derdhura në ar në trupat e modeleve që duken si të skalitura në mermer. Kjo ishte magjia e Dior-it.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF