Vitin e kaluar kryeministri Rama humbi nënën e tij, e cila padyshim që ishte një nga njerëzit më të rëndësishën në jetën e tij. Së fundmi bashkëshortja e tij Linda Rama në një intervistë me Ilva Taren ka folur për marrëdhënien që ka patur me nënën e kryeministrit.
Ajo u shpreh se ka patur një lidhje të ngushtë me të, ndanin bashkë biseda të gjata dhe ndarja e saj nga jeta ishte padyshim një dhimbje që ende mbetej e prekshme.
“Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me plagë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë”, u shpreh e Linda Rama mes lotëve.
Linda Rama shtoi gjithashtu se zonja Aneta ka qenë mbështetësja më e madhe e kryeministrit Rama dhe se kishte besim të plotë tek ai, mirëpo njëkohësisht ka qenë dhe kritikuesja më e ashpër e tij, që nuk i ka kursyer kurrë këshillat.