Victoria’s Secret e ka shtuar ekipin e engjëjve të saj me gjashtë përfaqësuese të reja, të cilat nuk janë domosdoshmërisht modele. Kompania është përpjekur të tërheq femra nga kultura të ndryshme, të cilat kanë arritur sukses në karrierën e tyre. Ambasadoret e reja të saj do të jenë:
Priyanka Chopra Jonas, aktore
Megan Rapinoe, futbolliste
Valentina Sampaio, modele transgender
Paloma Elsesser, modele plus-size/influecuese
Amanda de Cadenet, fotografe
Eileen Gu, atlete
Në rrjedhën e viteve, mes engjëjve më të famshëm të Victoria’s Secret janë numëruar modele të famshme si Alessandra Ambrosio, Gisele Bundchen, Bella e Gigi Hadid, Candice Swanepoel, Adriana Lima, Heidi Klum e të tjera.



















