KreuCelebrity

Justin Timberlake ndan fotografitë e para me djalin e tij 11-muajsh!

Fituesi 10-herë i Grammy, Justin Timberlake ndau dy fotografitë e para të tij me djalin 11-muajsh Phineas në Ditën e Atit.

Në foton e parë 40-vjeçari mbajti në duar foshnjën e tij, ndërkohë që djali tjetër i tij gjashtëvjeçar Silas Randall iu ngjit në shpinë ndërsa në foton e dytë treshja luajti një videolojë.

“Të jesh baba është më mirë sesa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Mirënjohës baballarëve dhe gjyshërve të mi për udhëheqjen përpara, duke bërë sakrifica për mua që të jetoja ëndrrat e mia dhe që më mësuan që jeta e vërtetë ndodh në të gjitha momentet e vogla.  Gëzuar ditën e babait të gjithë baballarëve!” shkroi këngëtari.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF