Sot është Maria Pia Malteze, dikur ishte Afërdita. Historinë e saj e rrëfeu tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare”. Maria u braktis nga prindërit vetëm 8 muajshe dhe fëmijërinë e kaloi në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, në kushte shumë të vështira, ndërsa thotë se edhe dhunohej nga edukatoret. Por kur ishte në moshën 8 vjeç ajo u birësua nga një familje italiane dhe aty ndryshoi jeta e saj përfundimisht. “Mbaj mend gjithashtu në 1991 ndoshta, në ditën më të bukur për mua, Zoti deshi të më jepte një jetë të dytë. Në Tiranë erdhën dy italianë për të birësuar një fëmijë. Për herë të parë edukatoret më lanë, më bënë banjo. Këta dy italianët po na shikonin ne fëmijëve në rresht, nuk e di se çfarë më tërhoqi tek ata dhe shkova unë t’i përqafoja dhe jo ata mua. Babai im u shtang dhe i tha nënës time unë e dua këtë vogëlushe. Nëna ime i tha që jo është e sëmurë, e ka gojën e shtrembër, këmbët e shtrembra dhe babai im i thotë o atë o asnjë. Më zgjodhën mua, isha shumë e lumtur më ndërruan rrobat, vesha rroba të reja”, është shprehur ajo. Maria shtoi se Maria u shpreh se vëllai dhe motra nuk kishin faj dhe pse ndjen shumë mllef. Ardit Gjebrea i tregon se e kanë kërkuar gjithë jetën dhe nuk kanë hequr dorë kurrë nga ajo. 38-vjeçarja pranon që t’i takojë, babai vrapon për ta takuar dhe gjatë përqafimit atij i bie të fiktë nga emocionet.