KreuCelebrity

Princi William feston 39-vjetorin e lindjes!

William i Anglisë, djali i Princeshës së ndjerë Diana dhe Princit Charles, festoi 39-vjetorin. Për Dukën e Kembrixhit, i dyti në radhë për fronin, ka qenë një vit i komplikuar deri më tani, duke filluar nga ftohja me vëllain e tij Harry, të cilin ai gjithmonë e ka mbrojtur që nga vdekja e nënës së tij. Më pas edhe vdekja e gjyshit të tij Fhilip, me të cilin ai ishte shumë i lidhur.

Por ka patur edhe shumë momente të gëzueshme këtë vit, në prill ai festoi 10-vjetorin e martesës me gruan e tij Kate, me të cilën kanë tre fëmijë që iu japin lumturi: George gati 8 vjeç, Charlotte 6 vjeç dhe Louis 3 vjeç.

Pas pak ditësh më 1 korrik, ai do të inaugurojë në kopshtet e Pallatit Kensington në Londër, së bashku me vëllain e tij Harry, statujën e bërë për nder të nënës së tij në ditën që Diana do të festonte 60-vjetorin e lindjes.

Nga ceremoniali del se dy vëllezërit do të zhvillojnë bisedime të ndara dhe Meghan nuk do të shoqërojë bashkëshortin e saj në Britaninë e Madhe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF