Aktorja e njohur Jennifer Aniston është gati të dashurohet përsëri! Ajo thotë se është në një moment të lumtur në jetën e saj dhe është gati të përjetojë të dashuri të re në jetën e saj.
Në një intervistë të re për revistën “People”, aktorja pranoi se po kërkon një partner të ri. Kur u pyet nëse ajo do të përpiqej ndonjëherë të përdorte aplikacionet për të ndryshuar jetën e saj romantike, Jennifer Aniston tha, “Absolutisht jo. Do të qëndroj te metodat normale të takimit. Kam ndërmend të gjej dikë që të më kërkojë. Kështu do të preferoja.”
Kujtojmë se martesa e saj e parë ka qenë me yllin Brad Pitt, e cila përfundoi në 2005, ndërkohë më pas u martua me Justin Theroux në 2016 pas pesë vitesh lidhje dhe më pas u ndanë në 2018.
Pavarësisht nga dy martesat e dështuara, Jennifer Aniston është e lumtur dhe është ende e hapur për idenë e lindjes së fëmijëve dhe ndarjen e jetës së saj me dikë të veçantë.



















