Britney Spears është në kujdestarinë e të atit, i cili në bazë të një vendimi të gjykate në vitin 2008 ka kontroll mbi financat dhe jetën e saj.
Për herë të parë ylli i popit ka thyer heshtjen dhe ka folur në një seancë gjyqësore në lidhje më kujdestarinë e babait të saj, dhe ka zbuluar detaje shumë tronditëse.
“Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri. Dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë”, ka shprehur ajo.
Gjatë dëshmisë së saj, Britney theksoi se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen, por asaj nuk i lejohet për shkak të rregullave ligjore të vendosura në 2008. Gjithashtu ajo ka treguar se ka punuar shpesh kundër dëshirës së saj.
“Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një IUD* (Pajisje që ndalon shtatzëninë, pajisje kontraceptive intrauterine) brenda vetes që të mos të mbetem shtatzënë. Do të doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive. Kam punuar 7 ditë të javës, pa asnjë ditë pushim. Të bësh dikë të punoj jashtë dëshirës, t’i marrësh gjithë pasurinë, kartat e kreditit, pasaportën e telefonit. Kjo kujdestari në thelb po më sjell më shumë dëme sesa dobi. Unë meritoj të kem jetën time. Kam punuar, duke kërkuar që kjo të mbaronte. Ndihem e zënë ngushtë, e ngacmuar, e lënë jashtë dhe vetëm. Jam lodhur duke u ndjerë e tillë dhe mendoj se meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush”



















