Shumë ndjekës e kanë vënë re faktin që gjoksi i Salma Hayek vazhdon të rritet, por aktorja pretendon se nuk ka bërë ndërhyrje. Ajo shpjegon arsyen e kësaj që po ndodh.
“Shumë njerëz thanë që unë kisha rritur gjoksin. Nuk u vë faj fare! Gjinjtë e mi ishin më të vegjël! Kështu ishte edhe pjesa tjetër e trupit tim. Tek disa gra, gjoksi zvogëlohet me kalimin e kohës. Por ka disa gra që kur shtojnë në peshë, gjoksi rritet. Ka të tjera që u rritet kur ushqejnë fëmijët me gji. Disave u rikthehet në normalitet pasi shkëpusin fëmijën nga gjiri, të tjerave nuk u kthehet në normalitet. Disave u rritet në menopauzë. Unë thjesht jam rasti që më është rritur në të gjitha sa më sipër. Kur shtoj peshë, kur mbetem shtatzënë dhe në menopauzë”, është shprehur ajo. Pikërisht menopauza është, sic thotë, shkaku i rritjes së fundit. “ Për ata që nuk e dinë, gjoksi në menopauzë mund të rritet dhe të rritet shumë per shkak të ndryshimeve hormonale. “Nuk ka datë skandence për gratë. Harrojeni këtë! Ju mund të mbani veten në çdo moshë, mund të ëndërroni në çdo moshë, mund të jeni romantike në çdo moshë. Ne kemi të drejtë të ndihemi të dashuruara për atë që jemi. Ne nuk jemi këtu vetëm për të bërë bebe”, u shpreh aktorja e njohur.



















