KreuCelebrity

Harry nuk është djali i princit Charles? Ja çfarë thotë studimi biometrik!

Për vite me radhë nuk kanë munguar dyshimet për të kaluarën e Princit Harry, djali i dytë i Lady Diana dhe Charles, i cili është shumë ndryshe nga i vëllai Uilliam në të gjitha akspektet, si nga temperamenti ashtu edhe nga tiparet trupore. Ndaj gjatë gjithë kohës është aluduar që Princi Harry mund të mos jetë i biri i princ Charles, por i një prej të dashurve të Lady Dianës.

Ndër vite, shumë ekspertë dhe njohës të oborrit mbretëror janë përpjekur të hetojnë dhe t’u japin një shpjegim të gjitha thashethemeve. Ndërkohë së fundmi një hetues privat Ezio Dentika ka kryer një studim biometrik në fytyrat e Princit Charles dhe James Heuitt, një nga të dashurit historikë të Lady Diana, me të cilin thashethemet kishin lidhur atësinë e Harry-t.

“Analiza bazohet në algoritme të sakta dhe identifikon një korrespondencë të jashtëzakonshme midis fytyrës së Dukës së Sussex dhe asaj të ish-oficerit të kalorësisë, ndërsa nuk ka fare ngjashmëri midis Harryt dhe Charlesit”, ka deklaruar ai.

Kjo lloj ekzaminimi ka një besueshmëri të lartë dhe mund të ketë vlerë ligjore. Softueri, në fakt, analizon 80 pika në fytyra dhe i krahason ato.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF