KreuCelebrity

Skandali që po “cmend” Britaninë: Ministrit i dalin fotot duke u puthur me këshilltaren!

 

Ai i martuar prej 15 vjetësh, ajo nënën e tre fëmijëve- në Angli sot nuk flitet për gjë tjetër përvec skandalit të ministrit të shëndetësisë, Matt Hancock i cili është fotografuar duke u puthur me këshilltaren e tij sekretaren Gina Coladangelo, 43-vjeç, të cilën e punësoi vitin e kaluar.

E gjithë kjo ndodhi brenda Departamentit të Shëndetësisë në Londër, gjatë orarit të punës. Një burim nga qeveria britanike i tha ‘The Sun’ se ishte ‘tronditëse që Ministri i Shëndetësisë kishte një lidhje jashtëmartesore në mes të një pandemie, me një sekretare të cilën ai e punësoi me paratë e taksapaguesve”. Hancock shihet në ambientet e zyrës, në katin e nëntë, duke kontrolluar korridorin nëse do të kishte njeri vërdallë, pastaj mbyll derën, ndërsa sekretarja shkon drejt tij e nisin puthjet dhe përqafimet. Burimi tha se lidhja e tyre ishte mësuar prej disa kohësh brenda institucionit, edhe pse ata vetë ishin përpjekur ta mbanin të fshehtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF