Britney Spears është fotografuar me pushime në Hawaii me të dashurin e saj Sam Asghari, vetëm një ditë pasi iu lut gjykatës në Los Anxhelos që ta lirojë nga urdhri i lëshuar në 2008 dhe t’i japë fund mbikëqyrjes 13-vjeçare nga i ati i saj Jamie, i cili ka kontroll pothuajse të plotë mbi jetën e saj dhe 60 milionë dollarë pasuri.
Këngëtarja 39-vjeçare, u duk se ishte në një humor të mirë pasi u pa duke buzëqeshur dhe e lumtur.
Këngëtarja e “Toxic” dukej e relaksuar me një bluzë të bardhë dhe pantallona të prera të shkurtra xhins, ndërsa trajneri i saj personal që është edhe i dashuri i saj, doli pa këmishë duke treguar fizikun e tij të palestuar.



















