KreuCelebrity

Ministri britanik i “skandalit” jep dorëheqjen, por jo për aferën me këshilltaren!

Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock dha dorëheqjen pas publikimit të fotove që e tregonin atë se kishte thyer rregullat e vendosura për shkak të COVID-19-s, duke puthur dhe përqafuar në zyrë ndihmësen e tij.Ngjarja ka shkaktuar zemërim mes kolegësh të tij si dhe të publikut që kanë jetuar nën bllokime për shkak të pandemisë, thote VOA. Ministri 42-vjeçar i shkruante Kryeministrit Boris Johnson se po jepte dorëheqjen, kjo pasi gazeta “The Sun” publikoi fotot e ministrit i cili është i martuar, duke u përqafuar e puthur me një grua të punësuar në kabinetin e tij dhe që paguhet nga taksapaguesit.

Hancock ka qenë në krye të luftës së qeverisë kundër pandemisë. Ai shfaqej rregullisht në televizor e radio duke u kërkuar njerëzve të zbatojnë rregullat e rrepta me qëlliin për të vënë nën kontroll virusin.”Ne ua kemi borxh njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë gjatë kësaj pandemie e të mos i zhgënjejmë siç kam bërë unë duke shkelur udhëzimet“, shkruante ai në letrën drejtuar kryeministrit.Johnson përgjigjej se i vinte keq që e kishte pranuar kërkesën e tij. Gazeta “The Sun” publikoi foto të zotit Hancock duke puthur ndihmësen e tij në zyrë muajin e kaluar, në një kohë kur nuk lejohej që njerëzit të kishin kontakte intime me një person jashtë familjes së tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF