Sara Hoxha është një nënë e re, por që është kthyer shumë shpejt në formë sic shihet qartë edhe nga fotoja e fundit që ka postuar me rrobebanjo. “Do të më gjeni në pishinën e fëmijëve”, ka shkruar ajo.
Komentet vërshuan, por ndër to ai që ra menjëherë në sy ishte komplimenti i vjehrrës, e cila nuk ngurron ta përkëdhelë edhe publikisht. “E bukura, e mira”, ka shkruar Xheraldina nër krah të fotos. Marrëdhënia e saj me partneren e të birit, Ledrit është shumë e mirë, sic e kemi parë në disa raste, dhe duket se me ardhjen në jetë të Peom Blu, është forcuar akoma edhe më shumë.



















