Alma Bektashi ka vendosur t`i japë fund martesës 25 vjecare Sokol Stafën nga Tirana dhe po i drejtohet Gjykatës së Tiranës me padi për zgjidhje martese.
Arsyeja është një tradhëti e tij, të cilën, sic thonë mediat kosovare, e zbuloi vetë e dashura e Stafës, një psikologe divorcesh nga Tirana 20 vite më e re se ai, me inicialet E.K. Ajo ka nxjerrë në Instagram fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, të realizuara nëpër destinacione luksoze si Dubai, duke befasuar miqtë e përbashkët të cilëve ky iu duk guxim i tepruar kur ai rezultonte ende i martuar. Burime për “Panorama Plus” pohuan se dhe Alma vetë e mori vesh në këtë mënyrë aferën e të shoqit, që duket se zgjaste prej dy vitesh.
Pjesë e “The Voice of Albania” për pesë vite. Alma tashmë punon si pedagoge në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep leksione për teknikë zëri, këndim jazz dhe musical. Me bashkëshortin u njoh në Tiranë në kulmin e saj si artiste, në kohën kur kishte fituar çmimin “Intepretimi më i mirë” i Festivalit të Këngës në vitin 1995.



















