Reperja e famshme Cardi B do të bëhet sërish nënë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artistja mbrëmjen e kaluar në BET Aëards ku teksa performonte reperes i dukej qartë barku i rrumbullakosur. Pas përfundimit të shfaqjes, Cardi B konfirmoi shtatzëninë e dytë edhe nëpërmjet një postimi në instagram.
Ndonëse reperja nuk e zbuloi se sa muajshe është shtatzënë, me barkun që është rritur dukshëm me siguri ajo është në javët e fundit të pritjes së ëmbël.
Cardi B dhe partneri i saj Offset janë gjithashtu edhe prindër të një vajze 2 vjeccare e cila quhet Kulture.



















