KreuCelebrity

Jennifer Lopez kalon kohë me të bijën, duket mahnitëse si gjithmonë!

Jennifer Lopez fotografohet me vajzën e saj 13-vjeçare Emme dhe menaxherin Benny Medina, pasi kaloi një fundjavë romantike me Ben Affleck, i cili u pa duke lënë shtëpinë e saj herët në mëngjes po atë ditë.

Ndërsa po bënte pazar për mobilje dhe qilima, superylli kishte veshur një kostum sportiv ngjyrë bezhë dhe një palë atlete të bardha Nike dhe si aksesorë kishte një çantë Birkin prej lëkure gjarpri dhe vathë prej ari, kurse flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe të çelur i kishte të tërhequr mbrapa me një kapëse.

 

Ndërkohë vajza e saj adoleshente të cilën ajo e ka me ish-burrin Marc Anthony, kishte veshur një pallto ngjyrë të gjelbër ulliri mbi një bluzë të zezë, xhinse dhe atlete Vans.

Vajza e vogël e Jenny dukej e lezetshme si kurrë më parë me flokët e saj të gjelbërta të sapolyer, të cilat për herë të parë i shfaqi në fillim të këtij muaji.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF