KreuCelebrity

Vrau Carolinen! Dyshime të reja mbi pilotin grek, mund të ketë vrarë edhe shokun e ngushtë

Dyshime te reja janë ngritur mbi pilotin grek që vrau partneren e tij 30-vjeçare. Policia po verifikon për të parë se piloti grek, mund të ketë lidhje edhe me vdekjen e mistershme të pronarit të një restoranti, i cili ishte miku i tij.

Ai e mbyti Caroline Crouch, me një jastëk në sytë e vajzës së tyre të vogël dhe u përpoq të devijonte hetimet e policisë nga vetja, nën pretendimin se krimin e kishte kryer një bandë fantazëm grabitësish të dhunshëm.

Tani po verifikohet nëse Babis, siç njihej ndryshe, ka lidhje me vdekjen e 53-vjeçarit Stavros Dogiakis, i cili u gjet i i pajetë në 22 qershor me një plagë plumbi në kokë. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por miqtë e 53-vjeçarit pyesin sesi është e mundur qe ai kishte plagë edhe në kokë, dhe në gjoks. Dogiakis ishte fqinj i çiftit në Athinë, ndërsa Caroline dhe Babis e frekuentonin rregullisht restorantin e tij.

Policia po fokusohet edhe tek të ardhurat e pilotit, që bënte pushime ekzotike, qëndronte nëpër hotele shumë të shtrenjta dhe kishte motoçikleta mjaft të kushtueshme në një kohë kur rroga e tij ishte 3 mijë euro në muaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF