Tristan Thompson postoi në Instagram të dielën një urim special për ditëlindjen e Khloe Kardashian mes polemikave për ndarjen e tyre së fundmi për shkak të tradhtisë nga ana e tij. Lojtari profesional i basketbollit e quajti atë partnere të mahnitshme dhe miken e tij më të mirë.
“Gëzuar ditëlindjen Khloe Kardashian” shkroi ai. “Faleminderit që ishe jo vetëm një partnere mahnitëse, mami dhe shoqja më e mirë, por gjithashtu ishe qenia njerëzore më e mirë, e kujdesshme dhe më e dashur që kam takuar ndonjëherë. Dashuria jote është ngjitëse. Faleminderit që je gjithmonë aty për mua dhe vendos familjen tonë para çdo gjëje. Të dua shumë. Kalofsh një ditë të mahnitshme. ”
Ndërkohë kujtojmë që Tristan dhe Khloe kanë qenë në një marrëdhënie të trazuar pesëvjeçare të rrethuar nga thashethemet e shumta të pabesisë nga ana e tij.



















