Ish i dashuri i Princeshës Diana, Hasnat Khan, pretendon se ajo donte divorcin nga Charles, por familja mbretërore nuk pranonte, ndaj ajo bëri një intervistë famëkeqe me Bashir Martin për BBC ku pranoi se ka kryer tradhti bashkëshortore, në mënyrë që familja mbretërore të kërkonte divorcin.
Një dokumentar 90-minutësh, “Diana” u transmetua mbrëmjen e djeshme në ITV, ku gazetari dhe shoku i Princeshës së ndjerë, Richard Kay zbuloi se kirurgu i zemrës Khan, i cili ishte lidhur me Dianën nga 1995 deri në 1997, kohët e fundit i tha atij se Diana foli me BBC sepse ajo e dinte se si do të reagonte familja mbretërore.
Kay, drejt të cilit ishte thirrja e fundit telefonike e Diana para vdekjes së saj në një aksident me makinë në Paris në 1997, gjithashtu zbuloi mendimet e saj në ditën e të fundit të jetës së Princeshës, duke thënë se ajo ishte duke pritur me padurim për një “fillim të ri” dhe se ajo donte të kthehej në Londër të shihte djemtë e saj.



















