Aktori i njohur Ewan McGregor dhe e dashura e tij Mary Elizabeth Winstead kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Laurie.
Çifti e ka mbajtur sekret shtatzëninë e Maryt, dhe lajmin e zbuloi vajza e Eëan, Clara, në Instagram këtë të dielë. Ajo ndau një fotografi duke mbajtur vëllain e vogël në krahët e saj, teksa uronte babanë e saj 50-vjeçar dhe Mary-n.
Ewan dhe Mary Elizabeth janë së bashku që nga viti 2017 pasi u takuan në xhirimin e serialit “Fargo”.
Kjo nuk është hera e parë që Ewan ka befasuar fansat me lajme sekrete rreth fëmijëve, kujtojmë që ai më parë në 2011 adoptoi një vajzë.
Aktori i njohur ka me ish-bashkëshorten Eve Mavrakis vajzat Claran dhe Esther, 19, Jamyan, 20 dhe Anouk, 10-vjeçe. Ata u ndanë në 2017 dhe divorci i tyre u finalizua në vitin 2020.



















