Megan Fox i ka pushtuar së fundi lajmet rozë për shkak të ndarjes së bujshme nga i shoqi, Brian Austrin Green, dhe hedhjes në krahët e reperit Machine Gun Kelly, shumë më të ri se ajo në moshë.
Fox kishte tre fëmijë me Green, por kjo nuk e pengoi të bënte veprimin befasues.
Së fundi sakaq, me një status të vetëm në rrjetet sociale, u bë sërish lajm dite. Megan pohoi me krenari biseksualitetin e saj. “Vendosja e B në #LGBTQIA për më shumë se dy dekada”, shkroi aktorja në krah të fotos ku shihet me thonjtë në ngjyrat e ylberit. Për herë të parë, Megan rrëfeu se ishte biseksuale në maj të 2009-tës. “Unë mendoj se njerëzit kanë lindur biseksual dhe ata bëjnë zgjedhje nënndërgjegjeshme bazuar në presionet e shoqërisë,” tha atëherë për Esquire, duke shtuar: “Unë nuk jam lezbike. Thjesht mendoj se të gjithë njerëzit kanë lindur me aftësinë për t’u tërhequr nga të dyja gjinitë. Dua të them, unë mund ta shoh veten në një marrëdhënie me një vajzë. Olivia Wilde është kaq seksi”!