KreuCelebrity

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, shpërthen babai i viktimës ndaj pilotit, “Nëse do të më dilte para, do ta vrisja”

I ati i Caroline, 78-vjeçari David Crouch në një deklaratë për mediat është shprehur se kjo ngjarje ishte tragjike. “Kur mora vesh të gjithë të vërtetën ishte vonë, ai ishte larguar nga këtu. Nëse do të ishte, do e vrisja atë gënjeshtarë, pa e çarë kokën për pasojat”, ka thënë David.

Kujtojmë se piloti Babis inskenoi vrasjen e bashkëshortes sikur të ishte një grabitje. Policia arriti të zbulonte dhe të zbardhte ngjarjen se vrasësi i vërtetë ishte piloti. Kjo u vërtetua fillimisht nga mesazhet telefonike të çiftit dhe më pas, nga ora inteligjente që viktima mbante në duar. Pas një seance gjyqësore 8-orarshe, Babis e pranoi krimin dhe rrëfeu me detaje se si mendoi të inskenonte vrasjen e së shoqes dhe të sajonte historinë me grabitësit shqiptarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF