Xheisara është një këngëtare tejet e njohur për ata që frekuentojnë jetën e natës. Një ndër artistet e reja e të talentuara të muzikës live, Xheisara i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorë këtë të hënë me partnerin e saj.
Kanë qenë mikeshat e këngëtares ata që kanë ndarë pamje dhe imazhe nga ceremonia e dasmës, që ishte konceptuar nga ana e çiftit një ceremoni moderne. Dasma ka qenë tejet private dhe intime me të ftuar miq dhe familjarë të ngushtë të çiftit të ri.