KreuCelebrity

Tragjedia e Musaenit-djali pa celular, por i pasur në shpirt: nëna e mësoi lajmin duke i larë rrobat në spital!

Tragjedia e Musaenit-djali pa celular, por i pasur në shpirt: nëna e

Në ditët që pasuan masakrën e Velipojës, emri që u lakua më shumë ishte ai i viktimës më të pafajshme të saj: 19 vjecarit Musaen Zeneli, i cili kishte vetëm një ditë që kishte filluar punë, por gëzimi i tij dhe i familjes në vështirësi ekonomike së cilës shpresonte t`i bëhej gra, u kthye në dhimbje e lotë.  I ati kishte humbur jetën përpara disa vitesh në lumen Drin, e Musaeni, që thërrisnin dhe “jetimi”, jetonte me nënën e vëllain tre vjet më të madh, Erdisin. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, por nuk u kthye më kurrë në shtëpi. E ëma, lajmin e kobshëm e mësoi rastësisht. Ajo rrëfeu atë moment në emisionin “Shqip” në “Dritare Tv” . “Unë nuk e dija që fëmija im ishte vrarë në Velipojë. Djalin e çuan në morg, emrin nuk ia shkruan Musaen Zeneli, siç e ka, por Myzerim dhe kjo ngatërroi shumë njerëzit. Edhe njerëzit e mi nuk e dinin. Unë shkova në punë në gjashtë e gjysmë se punoj te lavanderia e spitalit. Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishte fëmija im që po lahej në morg. Unë nëna e tij, atë mëngjes shkova në morg dhe nuk dija që djali im ishte aty. A ka më hall për nënën. Unë e mora vesh që ishte në morg, por më thanë: “Nuk është djali yt” sepse nuk donin të më çonin te morgu. Por zemra e nënës ndjen çdo gjë! M’u këput zemra, trupi e shpirti”. Ajo tregfoi më tej se Musaeni ishte shumë i lumtur që nisi punën në hotelin e vëllezërve Gocaj.  “Unë si nënë kam një dhimbje të dyfishtë, sepse për Musaenin isha dhe nënë dhe babë. Babai m’i la kur djali i madh ishte 12 vjeç dhe i vogli 7. Në 2009-ën u mbyt i babai i fëmijëve dhe 2010 e gjetën. 4 muaj qëndroi trupi i tretur pa ditur se ku ishte. Mbas 4 muajve është gjetur i mbytur. As fëmijët, as unë nuk e dinin ku ishte.Ta mendojë shteti çfarë dua unë sot. Shpirti im e di çfarë po kalon.”, është shprehur mes lotësh nëna e 19 vjecarit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF