Familja e 20 vjecares së vrarë në Greqi nga i shoqi, Caroline Crouch do të marre kujdestarinë e vajzës së saj 12 muajshe, Lydia. Një gjykatë greke doli në përfundimin se fëmija duhet të qëndrojë me gjyshërit nga e ëma.
Ndërkohë prindërve të pilotit, Babis Anagnostopoulos, i është dhënë e drejta ta vizitojnë dhe ata vogëlushen, por vetëm në ditë të caktuara dhe duhet të shkojnë në ishullin ku ajo do të qëndrojë me Susan dhe David Crouch. Caroline kishte jetuar prej vitesh në Greqi me prindërit e saj. Ajo u mbyt nga i shoqi në sytë e fëmijës ë tyre në 11 maj. Ai vetëm pas një muaji e rrëfeu krimin, ndërsa u përpoq t`ia hidhte fajin disa grabitësve të shpikur prej tij, duke fajësuar edhe shqiptarët. E ëma e 20 vjecares kishte këmbëngulur që vogëlushja t`i lihej asaj duke thënë se nuk dëshiron që ajo të njihet si “vajza e një vrasësi”.



















