KreuCelebrity

Nga 1 korriku, rritet cmimi i produkteve të bulmetit- arsyeja, befasuese!

Nga 1 korriku do të ketë rritje të cmimit të disa produkteve të bulmetit, dhe arsyeja lidhet me ndryshimin e çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimin e çmimit të energjisë nga rinovimi i kontratave në tregun e lirë. Monitor foli me përfaqesuesin e një kompanie të produkteve të tilla në Shqipëri, i cili i shpjegoi se do të ketë rritje me 10% të cmimit të produkteve të freskëta të bulmetit si qumështi, kosi dhe djathi i lopës. “Arsyet e rritjes së çmimeve janë kostot e larta të prodhimit për shkak të rritjes 10% të lëndës së plastikës dhe çmimit të energjisë pas vendimit për daljen në treg të lirë. Rritja e çmimit të plastikës ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet e huaja dhe nga furnizuesit rritja u lajmërua 3 muaj më parë. Shpenzimet vjetore të plastikës janë rreth 15 mln lekë në vit, ndërsa për energjinë elektrike janë mbi 15 mln lekë”, është shprehur ai. Rritja e kostos të ambalazhimit vihet re sidomos me produktet e këtij lloji nga Greqia dhe Italia. Më herët përpunuesit e qumështit ngritën edhe shqetësimin e shtimit të kostove nga ndryshimet fiskale të TVSH-së që nisën zbatimin në 2019. Me skemën e vjetër, vlera e kompensimit ishte 20%, ndërsa nga 1 janari 2019 është 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit është së paku trefish më e lartë (kompensimi është TVSH-ja e zbritshme për grumbulluesin e qumështit dhe deklarohet në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura e blerjes të qumështit nga fermeri).

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF